SHERBIME TE TJERA

Konsulence fiskale


Kompania ofron sherbimet e meposhtme te konsulences fiskale:


  • Auditim per qellime tatimore (auditim kompleks i detyrimeve tatimore te klientit shoqeruar me rekomandime per korrigjime dhe optimizim)
  • Vleresimi i bazes se taksave te klientit dhe dhenia e rekomandimeve
  • Kontabiliteti i taksave ne perputhjne me ndryshimet e legjislacionit shqiptar
  • Ekspertize tatimore mbi kontratat
  • Asistence gjate kontrolleve tatimore, shqyrtim paraprak i ceshtjeve me organet tatimore
  • Mbrojta e interesave te klienteve para autoriteteve ekzekutive
  • Konsulence fiskale

Analize e aktiviteteve financiare dhe ekonomike


Ky sherbim perfshin kryerjen e analizave te aktiviteteve ekonomike te nje shoqerie per llogaritjen e treguesve te pergjitheshem finianciar, krahasimi i treguesve financiare per periudha te caktuara, kontroll mbi pershtatshmerine e normave te amortizimit te aktiveve te qendrueshme, efektiviteti i perdorimit te fondeve te veta dhe te huajtura, nevoja per hua financiare dhe ceshtje te tjera ne perputhje me kerkesat e klientit.


Konsulence mbi çeshtje kontabile


Pergatitja e pergjigjeve verbale dhe/ose me shkrim ndaj pyetjeve te klienteve ne fushen e kontabilitetit, legjislacionit tatimor dhe ekonomik.


Sherbimi i bashkimit apo ndarjes se shoqerive te ndryshme


  • Asistimin e shoqerive ne raste te bashkimeve te dy apo me teper shoqerive per procedurat e bashkimit,pergatitjen e raporteve perkatese te bashkimit
  • Asistimin e shoqerive ne raste te ndarjeve te ndryshme per procedurat e ndarjeve dhe pergatitjen e raporteve te ndarjes.