SHERBIME AUDITIMI

Auditim ligjor


Auditimi ligjor i ofrohet klienteve te cilet kane detyrim te Auditojne pasqyrat e tyre financiare sic eshte parashikuar ne ligj, si edhe klenteve te cilet vendosin vullnetarisht per te verifikuar pasqyrat financiare ne menyre qe te sigurojne nje shqyrtim te pavarur te kontabilitetit te tyre.


Roli i audituesit dhe parimet baze te auditimit ligjor jane percaktuar nga Ligji nr. 1091, dt. 05 Mars 2009 “Per auditimin ligjor, organizimin e profesionit te ekspertit kontable te regjistruar dhe te kontabilistit te miratuar”. Ne kryejme auditimin tone ne perputhje me Standartet Nderkombetare te Auditimit. Ne zakonisht fillojme bashkepunimin me klientet pergjate periudhes qe do te auditohet.


Pergjithesish, auditimi konsiston ne dy pjese:


Auditim, perqendrohet ne shqyrtimin e sistemit te kontrollit te brendshem te klientit. Ky auditim realizohet gjate gjysmes se dy te periudhes kontabel. Rezulatit i ketij auditimit eshte nje “ Raport i ndermjetem Auditimi”, i cili eshte konceptuar ne formen e gjetjeve dhe rekomandimeve, ne menyre qe pasoja te mundeshme mund te eleminohen perpara mbylljes se vitit ushtrimor.


Auditimi final i pasqyrave finanicare, pasqyra e pozicionit finanicar, pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve, dhe shenimet e pasqyrat financiare duke perfshire edhe paqyren e fluksit te parave. Rezultati i ketij auditimi eshte “ Raporti i audituesit pasqyrat financiare”, duke perfshire opinionin e audituesit te pavarur. Pervec kesaj, klienti informohet mbi te gjitha faktet e rendesishme te zbuluara gjate procedurave te rishikimit, duke perfshire rekomandimet perkatese ne formen e “Letres per menaxhimin e shoqerise”.


Te gjithe faktet e rendesishme dhe problemet komplekse zgjidhen ne grup ose me asistencen e eksperteve ne fushat respektive.


Raportet e auditimit paraqiten ne gjuhen Shqipe dhe Angleze; nese eshte e nevojshme ne sigurojme gjithashtu perkthim ne gjuhe te tjera. Tarifa e auditimit ligjor percaktohet si nje shume fikse, ne varesi te kohezgjatjes se parashikuar te auditimit dhe ne baze te veshtiresise se rishikimit te pasqyrave financiare te klientit specifik. .


Auditim i Brendshem


Auditimi i brendshem asiston njesine e kontabilitetit ne permiresimin e eficences se proceseve te drejtimit dhe kontrollit. Qellimi i auditimit te brendshem varet nga madhesia dhe struktura e njesise se kontabilitetit dhe ne kerkesat specifike te drejtimit (psh, rishikim i sistemit te kontrollit te brendshem, rishikim i drejtimit financiar, auditim i te dhenave finaniciare dhe operacionale). Auditimi i detajuar ne keto fusha specifikohet nga klienti.


Auditim per qellime fiskale


Ne baze te ligjit nr.9920,date 19.5.2008 “ Per procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise “ gjate vitit 2016 shoqeria eshte listuar nga Ministria e Financave si nje nga 10 shoqerite qe ka te drejten e për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore ne Republiken e Shqiperise. Ky sherbim i cili do te zvendesoj kontrollet tatimore prane subjekteve eshte ne faza embrionale mbasi kerkohen rregullime te tjera ligjore. Qellimi i ketij auditimi eshte te analizoje gabimet e gjetura ne sistemet e kontabilitetit dhe taksave dhe te zhillloje mjete per korrigjimin e tyre. Gjate auditimit per qellime fiskale, rishikohen bazat e taksave per secilen takse, ndersa kontabiliteti i taksave dhe raportimi fiskal auditohen ne kompleksitet dhe individualisht per secilen takse. Rezultati i tij eshte vleresimi i riskut fiskal dhe rekomandime per minimizimin e tij. Bazuar ne rezultatin e ketij auditimi klienti merr rekomandime profesionale per korrigjimin e gabimeve te gjetura. Auditimi per qellime fiskale eshte nje rishikim i pavaruar i sistemeve te kontabiliteti dhe taksave nepermjet shqyrtimit te saktesise ne krijimin e bazes per secilen takse, llogaritje dhe pagesa te taksave dhe detyrimeve brenda periudhes se caktuar, gjendja e pagesave ndaj buxhetit dhe fonde mbi-buxhetin, perputhshmeria e e sistemit te kontabilietit dhe taksave me kerkesat e legjislacionit egzistues