MISIONI

ILD-99 Audit konsideron si mision te saj ofrimin e zgjidhjeve te avancuara, unike dhe efektive ne fushen e auditimit, taksave dhe kontabilitetit, me impakt te madh tek klientet e saj, si dhe gjithashtu, permiresimin e cilesise dhe imazhit te auditimit ne Shqiperi dhe sherbimeve te kontabilitetit.

Puna e shoqerise sone bazohet ne parimet e meposhtme:

Besim Reciprok, respekt dhe etike


Gjate 20 viteve te operimit te suksesshme, ne kemi kaluar te gjitha fazat e formimit te nje kompanie dhe jemi plotesisht te vetedijshem per te gjitha veshtiresite qe hasen nga nje sipermarrje moderne shqiptare gjate aktiviteteve tregtare. Per kete arsye, ne respektojme biznesin e klienteve tane duke i konsideruar problemet e tyre si problemet tona dhe duke u perpjekur te ruajme ne maksimum interesat e tyre gjate ofrimit te sherbimimeve tona. I.L.D.-99 Audit ruan reputacionin e saj afatgjate si nje kompani auditimi e pavarur dhe kompetente me integritet te larte.


Konfidencialitet


Ruajta e konfidencialitetit te informacionit te marre nga klientet eshte nje nder parimet me te rendesishme te punes sone. Kompania garanton sigurine e dokumentave te marra dhe te krijuara gjate kryerjes se punes dhe nuk i shfaq ato pa nje marreveshje me klientin.


Njohuri te kualifikuara


Punonjesit me kualifikim te larte - auditues, specialiste taksash dhe kontabiliste, kane nje eksperience te gjere ne shoqeri te degeve te ndryshme te industrise. Trajnim konstant dhe i vazhdueshem, permiresim vetjak dhe vleresim sipas merites, ndjekja e kurseve dhe seminareve te ndryshme, mundeson qe specialistet e I.L.D.-99 Audit te jene njohur me te gjitha ndryshimet dhe amendimet ligjore, teknologjite dhe procedurat me te reja te auditimit ne vecanti dhe sjelljes se biznesit ne teresi. Puna me cilesi te larte garantohet nga sistemi i standarteve te auditimit i zhvilluar ne baze te standarteve kombetare dhe nderkombetare.